Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 09:40

Milano – E përjavshmja italiane “Oggi” ka publikuar puthjen e parë mes Barbara Berlusconit dhe Alexandre Rodrigues da Silva, që njihet si Pato. Konfirmimi erdhi nga vetë kjo revistë që ka bërë të qartë lidhjen mes sulmuesit brazilian të Milanit dhe bukuroshes italiane.

Gjithmonë sipas “Oggi”, çifti pas një dreke me miqtë në Milano ka vazhduar mbrëmjen në një lokal në Brera.

Fotografi ka arritur të kapë dhe imazhe në të cilat shihet se Barbara futet në shtëpinë e futbollistit, gjatë së dielës së kaluar, në mesditë.