Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:28

Ndonëse pushimet janë periudha më e shumëpritur e vitit, për shumë çifte ato mund të shndërrohen në një makth të vërtetë të një kalvari debatesh pa fund. Sipas një sondazhi të kryer në Evropë, shumica e çifteve kanë përjetuar të paktën një zënkë të hidhur gjatë pushimeve të kaluara së bashku.

Midis të anketuarve, 79% pranuan se kishin pasur të paktën një zënkë, 62% se kishin kaluar të paktën një ditë të mërzitur apo të veçuar dhe në 6% të rasteve, kishin arritur deri në largimin nga dhoma me partnerin.

Arsyeja kryesore e debateve është xhelozia, për shikimin e një vajze me bikini apo një djali tërheqës, ndjekur nga interesat e ndryshëm e deri tek mënyra e administrimit të parave.

Arsyet më të shpeshta të zënkave gjatë pushimeve janë:

1. Një nga partnerët sheh dikë tërheqës në plazh.
2. Mashkulli dëshiron të kryejë marrëdhënie, ndërsa partnerja të shijojë ditën.
3. Mosmarrëveshje për çfarë dhe ku do të hahet.
4. Tejkalimi i masës së alkoolit.
5. Mos orientimi me hartat dhe me një mjedis të huaj.
6. Bërja e valixheve (koha dhe sasia e gjërave të vendosura në të).
7. Femra që vonohet shumë për t’u bërë gati për darkë.
8. Shpenzimi i tepruar i parave.
9. Orari i udhëtimit për në aeroport.
10. Monedha dhe vlera e këmbimit në vendet e huaja.