Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 15:35

Ky mund të quhet plotësisht një pushim për prindërit gay.

Dje, Elton John dhe partneri i tij David Furnish kanë zbarkuar në San Tropez të Francës, së bashku me djalin e tyre 7-muajsh Zachary.

Por ata nuk ishin vetëm. Ata ishin të shoqëruar edhe nga një tjetër çift i famshëm gay, aktorët amerikan Patrick Harris dhe David Burtka. Edhe këta në shoqërinë e dy fëmijëve të tyre binjak Gideon Scott dhe Grace Harper, të cilët janë 9-muajsh.

Çiftet duket se ja kanë kaluar shumë mirë bashkë, sidomos teksa shihnin fëmijët e tyre të qeshnin me njëri-tjetrin. Ylli i popit john dhe partneri i tij Furnish, prej kohësh kishin shprehur dëshirën për t’u takuar me çiftin amerikan. Si prindër të përkushtuar, ata kanë tërhequr simpatinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Madje pë rmomentin aktori Harris ka hequr dorë nga karriera për t’ju përkushtuar më shumë fëmijëve të tij në këtë periudhë.

Një pushim ideal për ta: 4 baballarë homoseksualë, 3 fëmijë dhe… asnjë nënë. (LajmeShqip.com)