Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 05:30

Sean ‘Daddy’ Combs, ose i njohur si Puff Daddy i ka hyrё sёrish telasheve.

Sipas rrёfimit tё fotografit Jabari Tilgham nga Atalanta, reperi e ka rrahur atё sёbashku me truprojat e tij. Njё ngjarje e pёrsёritur pёr tё disatёn herё nga muzikanti nju jorkez…

Nё fakt, pёrveçse Daddy-t, janё denoncuar partneria e tij Bad Boy dhe katёr truprojat. Tilgham, 30 vjeç, po punonte si fotograf nё Club Mansion pёr premierёn e Bet Awards. Ndёr tё tjera, ai ёshtё njё ndёr dhjetё fotografёt e vetёm qё janё tё autorizuar pёr tё fotografuar nё zonёn Vip, pikёrisht aty ku Puff Daddy dhe Rick Ross kishin organizuar njё festё private.

Pastaj, befasisht ka nisur ‘dajaku’: truprojet e reperit e kanё kёrcёnuar dhe rrahur deri nё gjakosje fotografin. Konfirmimin e ka dhёnё edhe personeli i sigurisё sё klubit. Dhe pikёrisht nga ky moment ёshtё bёrё denoncimi pёr producentin, njё prej mё tё pasurve nё botёn e repit me 475 milion dollarё.

Kohёve tё fundit Daddy ёshtё akuzuar edhe nga dy organizata bamirёsie pёr shpёrdorim tё tё ardhurave tё disa organizimeve festive, tё cilat kishin qёnё tё destinuara qё fitimet tё shkonin nё ndihmё tё fondit pёr luftёn ndaj kancerit.