Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 10:45

Tani që gjithçka është e kopsitur zyrtarisht për vdekjen e këngëtares Whitney Houston dhe u tha në raportin përfundimtar se ajo është mbytur aksidentalisht në vaskën me ujë të nxehtë nën efektin e kokainës dhe alkoolit e ndikuar edhe nga sëmundja e zemrës, është publikuar telefonata e emergjencës në numrin 911.

Ka qenë një punonjës sigurie i hotelit ku po qëndronte këngëtarja, i cili ka thënë: “Kam një grua 46-vjeçe të vdekur në duar. U gjet në tualetin e dhomës. Ajo ka rënë ose ka qenë në ujë kur ka vdekur”.

Duket çudi, por ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore është shumë e ngjashme me këtë përshkrim të momentit të parë të personit i cili e gjeti pa jetë këngëtaren 48-vjeçare e cila është e njohur sa për muzikën e saj aq edhe me abuzimet e jashtëzakonshme me drogën dhe alkoolin.

Houston  u tha në fillim se gjet nga një prej asistenteve të saj në fytyrë të zhytur në ujë në vaskën e suitës ku po qëndronte dhe për momenti është ende e paqartë nëse ka qenë kjo grua e irrituar ajo që ka bërë telefonatën e parë emergjente në numrin 911. Një situatë kjo që në dukje mund të tingëllojë e paqartë por për zyrtarët e policisë nuk ka asgjë që nuk shkon në këtë mes sepse sipas tyre dhe këtë e kanë shkruar e bardha mbi të zezë, në asnjë moment nuk kanë dyshuar për një akt kriminal ndaj edhe hetimet janë zyrtarisht të mbyllura për çështjen Houston.

Pas një karriere të jashtëzakonshme, 1 dekadë më parë Diva Houston ju dorëzua tërësisht drogës dhe kaloi 7 vjet në rehabilitim. U rikthye në skenën e muzikës botërore dhe krahas kritikave, shumkush besoi se ajo e kishte lënë pas krahëve jetën e saj mes drogës dhe alkoolit por nuk qe kështu dhe pikërisht prej saj u shua në muajin Shkurt, vetëm një natë përpara se të parakalonte në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Grammy.