Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 13:08

Një duet i ‘humbur’ ndërmjet Kurt Cobain dhe gruas së tij Courtney Love ka dalë tashmë në qarkullim në internet.

Imazhet e publikuara edhe në YouTube tregojnë liderin e grupit Nirvana duke kënduar sëbashku me gruan e tij Courtney Love këngën “Stinking Of You”, me pamje të shoqëruara edhe me praninë e vajzës së tyre Frances Bean.

Megjithëse i shuar prej afërsisht dy dekadash, imazhi dhe fama e Kurt Cobain vazhdojnë të ndjekin ende familjarët e tij. (LajmeShqip.com)