Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 11:16

Gjersa po shijon suksesin e bashkëpunimit me reperin Chris Brown, Rita Ora ka publikuar një tjetër me legjendën e muzikës, Prince.

“Ain’t about to stop” titullohet kënga të cilën dyshja e sollën vetëm në versionin audio, transmeton Telegrafi.

Kënga është pjesë e albumit më të ri të këngëtarit, i titulluar “HITNRUN Phase One”.

Ky krijim muzikor, të cilin edhe vetë Prince e ka konsideruar si të rrallë, sjell Ritën në një stil krejtësisht ndryshe nga që e kemi parë deri më tani.