Lajme Shqip Sunday, 22 April 2012 11:10

Fotot ekskluzive të prostitutës kolumbiane 24 vjecare, Dania Suarez, e cila luajti në skandalin e seksit me zyrtarët e zbulimit të SHBA, dalin në dritë nga New York Daily News. Nëna e re, e divorcuar prej 9 vjetësh, mund të jetë personi që për disa dollarë, shënoi fillimin e fundit të sezonit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Dollarët e premtuar duket se refuzoi t’ia paguajë një nga anëtarët e e Shërbimit Sekret të presidentit amerikan, njërës prej vajzave të bordellos së famshme në Kartagjenë, Kolumbi.

Anëtarët e shërbimit sekret sipas raporteve, filluan të mburren në shtëpinë publike se “ne punojmë për Obamën”, “jemi këtu për të mbrojtur.” Por kur panë faturën dhe refuzuan të paguajnë, një zhurmë e madhe ka filluar. Ishte mëngjes herët kur një agjent pati një grindje të ashpër me Danian. Stafi i hotelit hyri në mes për t’i ndarë, ndërsa ajo kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Në total janë tre agjentë që janë pezulluar, por njëri prej tyre thotë se ka në plan të padisë agjencinë, për trajtimin që u ka bërë atyre pas shpërthimit të skandalit. Ata u identifikuan kur 24 vjeçarja kolumbiane pranoi të fliste. Ajo tha se nuk e dinte se ata ishin shoqëruesit e presidentit amerikan, Barak Obama. Dania thotë se ata i dhanë 30 dollarë nga 800 që i kishin premtuar. Tani thotë se është e frikësuar pas shpërthimit të skandalit, që detyroi edhe forcat e sigurisë në Kolumbi që të ndërhyjnë.

Agjentët specialë ishin vendosur në Kolumbi përpara arritjes së presidentit amerikan për një vizitë aty. (LajmeShqip.com)