Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 17:44

Të shtunën në programin X-Factor UK ka ndodhur një ngjarje e pazakontë por që ka bërë shumë njerëz të përloten dhe të duartrokasin.

Samantha Hallam ishte një konkurente që po këndonte përpara jurisë të përbërë nga Louis Walsh, Kelly Rowland, Tulisa Contostavlos dhe Gary Barlow.

Performancën e saj e ka ndërprerë i dashuri i saj që është ngjitur në skenë. Samantha e habitur e ka pyetur se çfarë bënte aty dhe ai më pas është ulur në gjunjë që ta propozonte për martesë.

Një moment lumturie dhe surprize që i ka lënë të gjithë me gojë të hapur. Reagimet e jurisë kanë qënë befasuese, të cilët më pas janë ngjitur në skenë për ta përgëzuar personalisht çiftin e ri. (LajmeShqip.com)