Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 10:00

Otavë – E tëra filloi me një recetë e vjetër familjare deri të cilën gati rastësisht e kishte gjetur stërgjyshi i kanadezit Pascal Miche, i cili tani tregton 34.000 shishe të këtij eliksiri në pronën e tij në Quebec.

Ky 40-vjeçar kanadez me prejardhje nga Belgjika ka një vresht të pazakontë, ku nuk kultivon hardhinë e rrushit, por disa lloje të domates që ai vet i ka përzgjedhur. Ky ish kasap thotë se kultivimin e domates së verës e ka filluar para shtatë vitesh.

“Doja të përfundoja atë që stërgjyshi im e ka filluar në fillim të viteve ’30-të të shekullit të shkuar”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Miche, i cili domates së tij i përkushtohet po aq sikur vreshtarët që e kultivojnë rrushin e tyre.

Ai verën e tij, për prodhimin e së cilës në një cikël i nevojiten nëntë muaj, e ka quajtur “Omerto”, sipas stërgjyshit të vet.

Kjo verë me ngjyrë ari përmban 18 për qind alkool dhe nuk ka fare shije të domates, dhe shitet me një çmim prej 25 dollarësh kanadezë për shishe.

Ai shpreson që së shpejti këtë verë të fillojë ta eksportojë edhe në SHBA dhe Evropë.