Lajme Shqip Tuesday, 07 August 2012 11:55

Hetero apo homoseksual? Tashmë kjo dilemë mund të zgjidhet vetëm me një vështrim në sy. Të paktën, kjo është ajo që pretendojnë studiuesit e Universitetit të Korneullit në Britani, të cilët arritën në përfundimin e tyre pas ekzaminimit të imtësishëm të qindra meshkujve e femrave të tërhequr nga seksi i kundër apo e njëjta gjini.

Sipas përfundimeve, çelësi i përgjigjes ndodhet pikërisht tek bebja e syrit. Prej kohësh, është i njohur fakti se shenjë e emocioneve është edhe pulitja e vazhdueshme e syve, por tashmë duket se edhe reflekset optike mund të japin të kuptohet se cila është tërheqja e një personi.

Personave të testuar, iu shfaqën imazhe me përmbajtje seksuale të meshkujve, femrave dhe një peizazh natyror.

Imazhet ngacmuese në trurin e meshkujve arrinin të krijonin pulitje më të shpeshta të syve dhe një zgjerim të përkohshëm të bebes, duke thënë një përgjigje pothuajse gjithmonë të saktë mbi prirjen seksuale të të anketuarit.

Megjithatë, për befasinë e studiuesve, sytë e femrave reagonin njësoj i eksituar ndaj të gjithë imazheve me përmbajtje seksuale.

”Kjo nuk do të thotë se të gjitha femrat janë biseksuale, por se truri i tyre reagon ndryshe, për një arsye ende tërësisht të paeksploruar, ndaj imazheve seksuale”, theksoi doktori Ritch Savin-Williams.