Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 12:25

Sipas disa anketimeve të bëra rishtazi, 21% e prindërve kanë harruar se çfarë do të thotë të luash me fëmijën tënd dhe çfarë emocionesh tejçon ky veprim, publikoi gazeta britanike “The Independent”.

Sipas anketimeve të bëra nga Disneyland Paris, rreth 30 % e prindërve shprehen se kanë përtesë të luajnë me fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, rreth 16 % e fëmijëve që janë anketuar e konsiderojnë lojën me prindërit e tyre shumë të mërzitshme, 55 % e fëmijëve të anketuar shprehen se do të donin të kalonin më shumë kohë me prindërit e tyre.

Këto anketa janë plotësuar nga 2000 prindër nga Britania dhe 2000 fëmijëve deri në moshën 15 vjeçare. (LajmeShqip.com)