Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 06:31

Diana vazhdon tё jetё ende njё pjesё e rёndёsishme nё jetёn e Princit William.

Princeshё Diana ёshtё varrosur nё njё ishull, nё Althorp Estate nё Northamptonshire dhe djali i saj William ka shёtitur dorё pёr dore me tё fejuarёn e tij pranё saj, pёrpara se tё martohet.

Sipas gazetёs Daily Mail, çifti voziti deri nё ishull me njё anije tё vogёl dhe vendosёn lule mbi varrin e saj. Njё zёdhёnёs i tij ka thёnё:

“ Diana ёshtё ende njё pjesё e rёndёsishme e jetёs sё djemve tё tyre dhe gjithmonё do tё jetё. Ështё shumё e rёndёsishme qё Kate tё ndajё dashurinё dhe tё kuptojё pikёllimin e Williamit pёr nёnёn e tij. Ështё tragjik fakti qё ajo s’do tё mund tё shohё dasmёn e djalit tё saj dhe tё takojё nusen e ёndrrave tё tij. Megjithёse Kate nuk e ka takuar ndonjёherё Dianёn, ajo e di se çfarё gruaje e mrekullueshme ishte.”

Diana vdiq nё njё aksident automobilistik nё njё tunel nё Paris nё vitin 1997.