Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 12:39

Princi i Britanisё dhe e fejuara e tij Kate Middleton i kanё ndaluar miqtё e tyre pёr t’u blerё dhurata pёr dasmёn.

Princi William dhe Kate Middleton i kanё kёrkuar tё ftuarve tё dasmёs sё tyre qё nё vend tё dhuratёs qё do i blenin, paratё t’i dhurojnё pёr tё mbijetuarit e tёrmetit nё Zelandёn e Re. Çifti do tё kёmbejё betimin martesor nё Londёr, mё 29 Prill dhe pёrpara ceremonisё ata i kёrkuan tё ftuarve tё tyre qё tё mos u blejnё dhurata. Çifti ka kёrkuar tё hapet njё fond donacioni, paratё e tё cilave tё pёrdoren pёr tё mbijetuarit e tёrmetit masiv. Pёr kёtё arsye Princi William ёshtё angazhuar qё tё vizitojё rajonin gjatё javёs.

Një deklaratë nga Buckingham Palace thotё: “Duke qenë të prekur nga dashamirёsia e treguar pёr shpalljen e martesёs sё tyre, Prince William dhe Miss Middleton kanë kërkuar që të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin atyre një dhuratë martese tё marrin nё konsideratë duke i dhënë paratё për një fond bamirësie. Donacionet mund tё bёhen nё: RoyalWeddingCharityFund.org “.