Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 11:33

Nga njё pikёpamje mediatike, historia e nisur ndёrmjet Princit Albert tё Monacos dhe Charlene Wittstock qё nё fillim nisi keq dhe kёshtu do tё vazhdojё, por edhe nёse do tё pёrmirёsohet, sigurisht qё kjo nuk mund tё ndodhё shpejtё.

Sipas njё gazete sudafrikane ‘City Press’, tё sapomartuarit mbretёror nuk e kanё ndarё shtratin e tyre martesor pёr as edhe njё ditё gjatё muajit tё tyre tё mjaltit nё Afrikёn e Jugut. Dhe jo vetёm qё kanё fjetur nё krevate tё ndarё, por duket se kanё qёndruar nё hotele tё ndryshme, me njё distancё ndёrmjet tyre prej 16 kilometrash.

Ndёrkohё qё Charlene zhyste kokёn e saj nё jastёkun e hotelit Oyster Box nё Umhlanga Rocks, princi Albert rrinte nё hotelin Hilton tё Durban. Arsyet e kёsaj zgjedhjeve nuk janё bёrё tё ditur, por ka mjaftuar vetёm kaq, qё tё shpёrthejё fantazia e tё gjitha gazetave dhe revistave qё merren me thashethemet e vipave.(LajmeShqip.com)