Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 09:30

Sipas mjekësisë, grave shtatzëna u këshillohet evitimi i konsumit të kikirikëve apo çdo produkti të tyre, pasi gjatë shtatzënisë ato mund të ndikojnë në zhvillimin e alergjive në fëmijën e ardhshëm që në embrion.

Kopenhagen – Spekulimet se Dukesha e Kembrixhit mund të jetë shtatzënë kanë filluar të marrin zjarr menjëherë pasi ajo ka refuzuar të provojë gjalpin e kikirikut në udhëtimin e saj të fundit në Danimarkë.


Kate publikisht ka refuzuar të provonte produktin e një industrie për prodhimin e gjalpit të kikirikut, industri e UNICEF-it. Sipas burimeve të DailyMail, Kate i ka dhënë një vështrim ‘vëngër’ bashkëshortit të saj Princ William që ka futur gishtin në paketimin e gjalpit të kikirikut, për ta shijuar më pas si një i njeri i uritur.

Në shoqërinë e tyre ishin edhe Princi danez Frederik me gruan Mary. Të gjithë janë filmuar teksa provonin gjalpin e kikirikut, ndërkohë që Kate ka refuzuar pa mëdyshje publikisht. Sipas mjekësisë, grave shtatzëna u këshillohet evitimi i konsumit të kikirikëve apo çdo produkti të tyre, pasi gjatë shtatzënisë ato mund të ndikojnë në zhvillimin e alergjive në fëmijën e ardhshëm që në embrion.


Çifti i ri mbretëror ishin në udhëtimin e tyre të parë të përbashkët të bamirësisë në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagenin.

Sipas ligjit të ri të nxjerrë për të drejta të barabarta të zotërimit të fronit mbretëror, ku vajzat do të kenë po të njëjtat të drejta si djemtë për mbretërim, kryeministri i Anglisë David Cameron ka thënë, “Bota sot ka ndryshuar, po ashtu duhet të ndryshojnë edhe zakonet e vjetra.” Kjo do të thotë se fëmija i parë i çiftit do të mund të mbretërojë Anglinë, pavarësisht gjinisë. (LajmeShqip.com)