Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 08:23

Princesha e Britanisë së Madhe, Kate Middelton ishte në burg për të vizituar disa gra të cilat vuajnë ndaj varësisë nga substancat narkotike.

Sipas revistës amerikane People, ajo këtë vizitë e ka realizuar në kuadër të punë së saj vullnetare.

Kate ka kaluar kohë duke biseduar me gratë që ndodheshin në burgun e femrave “Send Prison” dhe drejtuesit e qendrës së rehabilituesve.

“Varësia sot gjendet në zemrën e kaq shumë problemeve sociale dhe se si konsumimi i substancave narkotike mund të luajë një rol shkatërrues në jetën e njerëzve. Pashë se si dështimi për të ndërhyrë shpejtë ndaj kësaj varësie, mund të ketë pasoja të mëdha në jetën e një personi”, ak thënë më pas Kate në një deklaratë.