Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 15:03

Shumё nuse derdhin lotё nё ditёn e tyre tё dasmёs, por pak derdhin aq shumё sa Priceshё Charlene. 33-vjeçarja u martua me Princin Albert 53-vjeçar, nё njё ceremoni civile, ditёn e enjte, e cila pasoi me ceremoninё e celebrimit tё tyre nё Kishёn Katolike, ditёn e shtunё.

Gjatё ceremonisё martesore, Charlene ёshtё fotografuar duke u pёrlotur nё momente tё ndryshme, ndёrkohё qё bashkёshorti i saj i ri 53-vjeçar e shikonte me indiferencё.

E martuar pёr dashuri apo pёr para, ende nuk dihet. Por faktet thonё se ajo ka tentuar tri herё tё arratiset.

Sipas burimeve tё Monacos, Princesha Charlene, tentativёn e parё pёr t’u arratisur e ka bёrё kur ka qёnё nё Paris, ku kishte shkuar pёr tё zgjedhur fustanin; atje ajo ёshtё fshehur nё Ambasadёn e vёndit tё saj. Tentativa e dytё pёr t’u arratisur ka qёnё gjatё Formula 1 Grand Prix. Ndёrsa  hera e tretё e tentativёs sё saj pёr arratisje ka qёnё pёrpara njё jave ku pashaporta e saj u kap nё aeroportin e Nices, nё njё udhёtim tё planifikuar me helikopter drejt Francёs.

Sipas gazetёs franceze “Le Journal du Dimanche” pallati mbretёror i Monacos ka shpresuar qё nёpёrmjet kёsaj martese tё zbehё vёmёndjen e tё gjithёve ndaj çёshtjeve delikate tё Princit Albert rreth fёmijёve tё tij tё jashtёligjshёm.

Nёqoftёse nё tё vёrtetё ndёrmjet çiftit ka patur ndonjё marrёveshje, me siguri pika kyçe do tё ketё qёnё qёndrimi i Charlenёs nё krah tё Albertit pёrgjatё problemeve qё ai duhet tё zgjidhi.

Ndёrkohё ai i ka njё djalё 6-vjeçar Alexander, me stjuardesёn Nicole Coste dhe njё vajzё 19-vjeçare Jazmin, me njё amerikane, agjente pasurish. Tё dy kёta fёmijё janё mbajtur larg dasmёs me qёllim pёr tё evituar ekspozimin e tyre ndaj kamerave.

Princi pritet qё t’i nёnshtrohet testeve tё ADN-sё pёr dy fёmijё tё tjerё. Akuzat ndaj tij rёndojnё pёr fёmijёn 18-muajsh me njё italiane dhe njё fёmijё tё dytё tё mundshёm me Nicole Costen.

Asnjёri prej kёtyre fёmijёve nuk ka tё drejtёn e trashёgimisё sё fronit. Kёtё tё drejtё mund ta gёzojё vetёm fёmija nga martesa me Charlenёn.

Ndёr tё ftuar ishin Princi dhe Princesha Michael e Kent, aktori Roger Moore, bosi i TopShop Sir Philip Green dhe gruaja e tij, Tina. Ndёrkohё gjatё pritjes ka patur komente tё pakёndshme rreth disa detajeve tё dasmёs, si torta gjigande qё tejkalonte gjatёsinё e çiftit dhe salla e vallёzimit e ndёrtuar plotёsisht prej pasqyrash.

Dje çifti ёshtё nisur pёr nё Afrikёn e Jugut pёr tё kaluar muajin e tyre tё mjaltit. (LajmeShqip.com)