Lajme Shqip Wednesday, 18 September 2013 15:09

Londër- Simon McCoy, prezantues i lajmeve në BBC, në vend të Ipadit që zakonisht ka në dorë gjatë prezantimit të lajmeve, sot kishte vendosur të veprojë ndryshe.

Ai ka zgjedhur që në vend të Ipadit, të marrë një komplet të letrave A4.

Videoja është bërë një sencazion në internet.

Ndërkohë veprimi i McCoyt nuk ka qenë i qëllimshëm sipas BBC-së.

Një zëdhënës BBC News ka thënë per Daily Mail: “Këtë mëngjes prezantuesi Simon McCoy derisa po përgatitej të “shfletonte” Ipadin e tij për të prezantuar storien në vazhdim, ai gabimisht ka kapur një komplet të letrave A4. Në pamundësi për të rregulluar gabimin e tij aty për aty, ai ka vazhduar me prezantimin e lajmeve”.

video: https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=EVeNZ3uE9fQ#t=13