Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 08:12

Rihanna është mjaft e njohur për veshjet ekstravagante dhe sjelljet moskokëçarëse, kështu që nuk është për t’u habitur që reklama esaj e fundit për Nivean është konsideruar shumë seksi për fushatën e re promovuese të linjës së kremrave.

Vitin e kaluar, kur Nivea nënshkroi kontratë me këngëtaren nga Barbados, një nga anëtarët e bordit theksonte: “Rihanna është një ikonë e muzikës dhe do të na ndihmojë në 100-vjetorin tonë për të qenë sa më afër klientëve kudo që ndodhen.”

Por presidenti i ri i firmës, Stefan Heidenreich, u ka thënë mediave gjermane se këngëtarja nuk duhet të ishte kurrë pjesë e imazhit të Niveas.

49-vjeçari theksoi: “Reklama e Niveas me Rihanna nuk duhej bërë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka Nivea me Rihanna-n! Ne jemi një markë familjare…”