Lajme Shqip Friday, 14 January 2011 12:22

Festat e fundvitit po afrojnë dhe ne jemi të prirur të shkrepim disa foto më shumë.

Jeni të shqetësuar se si do të dukeni nëpër foto? Mos kini frikë pasi ne do t’ju japim disa këshilla se si të pozoni më mirë përpara aparatit fotografik.

Kurrë mos harroni të buzëqeshni, nëse nuk buzëqeshni duke treguar dhëmbët atëherë e rëndësishme është që sytë tuaj duhet të jenë të qeshur gjatë gjithë kohës, dhe lehtë mundohu të vësh buzën në gaz, por pa e tepruar.

Ju mund të provoni gjëra të reja përpara aparatit fotografik. Mundohuni të hidhni shikimin diku tutje dhe menjëherë të ktheheni duke shikuar nga aparati. Kjo lloj manovre shpesh herë ju relakson dhe i shmang shprehjet statike të fytyrës.

Nuk ka asgjë të keqe nëse e praktikoni këtë taktikë në shtëpi përpara pasqyrës! Punoni edhe me buzëqeshjen tuaj. Praktika ju bën perfekt.

Mos harroni të merrni frymë thellë gjatë pozave tuaja, sepse po u munduat ta mbani frymën do të dilni shumë keq në fotografi.

Për pozën më të duhur…! (LajmeShqip.com)