Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 09:32

Prishtinë – Pamja e butë, e brishtë dhe e trishtë e Frances Bean Cobain është po aq magepsëse sa ajo e babait të saj Kurt Cobain.

19 vjeçarja ka pozuar për fotografin Rocky Schenck duke alternuar një paraqitje të zjarrtë dhe të ëmbël njëkohësisht. Ajo ka pozuar edhe më parë për Harper’s Bazaar në moshën 15 vjeçare, megjithëse është shprehur se nuk është në kërkim të famës.

“Shumë njerëz janë si të hipnotizuar ndaj meje, por unë nuk kam bërë asgjë! Nëse janë admirues të Nirvanës… e kuptoj arsyen që pse duan të më njohin, por ajo që ata nuk e kuptojnë është se unë nuk jam si prindërit e mi.”

Neë York Times është shprehur se ajo është pikërisht ‘ajo’ që pritet të vij si pjesë kontemporane e historisë së popit. Por vetë Frances, nuk duket se mendon kështu. (LajmeShqip.com)