Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 09:34

Njё ndёr momentet romantike mё tё paharrueshme tё skenarit tё filmit Titanik, shkruar nga James Cameron, ishte skena ku protagonisti Leonardo DiCaprio pikturoi heroinёn Kate Winslet.

Shumё interesant ёshtё fakti se ky portret ёshtё pikturuar nga vetё Cameron-i.

Piktura ёshtё e nёnshkruar me inicialet  J.D. (Jack Dawson, emri artistik i DiCaprios nё film) dhe datёn 14 Prill 1912, njё ditё pёrpara se tё ndodhte katastrofa e Titanikut.

Sipas gazetёs Express kjo pikturё e skeçuar ёshtё vlerёsuar shumё nё ankandin e hapur nё internet tё Premiere Props, qё pёrgjithёsisht shet suvenire pёrkujtimore.

Kёtё pikturё kompania Premiere Props e ka mbajtur private deri nё momentin qё e ka bёrё publike pёr blerёsit. Nuk ka vonuar shumё qё njё blerёs anonim tё blejё portretin lakuriq tё Winslet pёr mbi 11 mijё euro.

Nuk ka dyshim qё me kalimin e viteve vlera e saj nuk po humbet, madje po rritet!