Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 14:52

Në vend të lajmeve në ekranin e madh në stacionin e trenit Jilin, në Kinë ka nisur të transmetohet një film porno. Kjo është quajtur një gafë e punonjësit të stacionit të trenit.

Raportohet se për 10 minuta të gjithë pasagjerët që prisin trenin e tyre kanë pasur të vendosur mbi kokë imazhet e filmit me drita të kuqe.

Mediat lokale shpjegojnë se gjithçka ka ndodhur nga një gabim i teknikut, i cili dyshohet të ketë lidhur sinjalin e videos në kompjuterin e tij, në vend që ta lidhte me PC e shërbimit të stacionit të trenit.

Të shumtë kanë qënë udhëtarët që kanë reaguar për incidentin në fjalë, nisur edhe nga fakti se pak metra larg stacionin është një shkollë fillore, raporton ballkanweb.

Disa prej tyre shprehen se, ‘Fatmirësisht incidenti aspak i këndshëm ndodhi gjatë mbrëmjes, kur fëmijët duhet të jenë në gjumë”.