Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 11:21

Londёr – Njё komb i tёrё dolli pёr tё sapomartuarit. Publiku nuk mjaftohej me aq. Pas pёrfundimit tё ceremonisё martesore çifti i ri shёtiti pёrgjatё bulevardit, nё mes tё turmёs, deri nё hyrje tё pallatit mbretёror. Dhe jo vetёm qё nuk ra shi sipas parashikimit tё motit, por çifti u ndriçua akoma edhe mё shumё nga njё rreze dielli qё doli gjatё shёtitjes sё tyre!

Sheshi pёrpara pallatit mbretёror Buckhingham Palace u tej mbush nga adhuruesit qё prisnin tё shikonin çiftin duke i pёrshёndetur nё ballkonin e pallatit mbretёror.

Sikurse pritej qё tё ndodhte çifti u puth pёrballё syve tё gjithё botёs. Njё puthje shumё e shpejtё qё s’tё linte as kohё tё fotografoje. Pasi dolёn dhe pjesёtarёt e tjerё familjar pёr t’u pёrshёndetur me publikun, Princi William i kёrkoi nuses sё tij njё puthje tjetёr “Another kiss”, duke qёnё se turma nuk pushonte sё brohorituri “Puthe, puthe…”

Dhe tё dy aty kanё shkёmbyer puthjen e dytё, qё turma aq shumё po e kёrkonte. Qindra foto janё shkrepur nё atё moment, komente ekzaltuese nga mё tё ndryshmet janё bёrё nga komentatorёt e shfaqjeve televizive tё drejtpёrdrejta.

Turma ka shpёrthyer nё eufori dhe mbasi familja mbretёrore ёshtё larguar nga ballkoni, njoftime tё policisё me aurtopalantё e vinin nё dijeni popullin qё shfaqja mbretёrore kishte mbaruar, dhe se luteshin qё tё largoheshin nga sheshi.

Po pёr popullin britanik festa nuk mbaron me kaq. Pёr ditёn e sotme, lokale tё ndryshme, nё lagjje tё ndryshme, nё tё gjithё Anglinё kanё organizuar dreka festive nё nder tё pjesёtarёve familjar mbretёror shumё tё adhuruar pёr ta. (LajmeShqip.com)

 

Westminster Abbey – William and Kate tashmё janё burrё e grua

Princi William dhe Kate Middleton u shpallёn burrё e grua në një ceremoni historike përrallore në Kishёn Westminster Abbey.

Mbreti i ardhshёm dhe nusja e tij e bukur, tё cilёt njё ditё do tё mbretёrojnё, u zotuan për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në ceremoninё tradicionale tё shikuar nga miliarda njerёz nё të gjithë globin.

Nё njё fustan mahnitёs tё fildishtё, me dantellё tё dizenjuar me lule tё vogla nga Sarah Burton e Alexander McQueen, Kate ka pёrshkuar tapetin e kuq drejt altarit. Fustani kishte një formë V-je në shpatulla, i thjeshtё, shumё i bukur dhe i gjatë tre metra. Bishtin e fustanit tё saj e ka mbajtur motra e vetё Kate. Middleton ishte një princeshë e vërtetë përrallash në momentin kur hyri në Abacinë e Westminster, vetёm me një minutë vonesë.

William ka qёnё duke e pritur gruan e tij tё ardhshme me fytyrё nga Kisha dhe shpinё ndaj saj. Ka qёnё Princ Harry qё nuk ka duruar dot pёr tё parё nusen me fustanin e saj dhe ka kthyer kokёn duke i komentuar vёllait tё tij nё vesh duke buzёqeshur “Ajo duket e mrekullueshme!”. Princi William i ka bёrё ballё tundimit pёr tё kthyer kokёn dhe ka pritur deri sa ajo t’i afrohej.

Kate ka arritur pёrkrah tij dhe ai me njё vёshtrim tё hutuar i ka thёnё: “Tё dua. Dukesh shumё e bukur!”.

Atje ato kanё shkёmbyer betimet e tyre dhe unazat, unaza e sё cilёs është njё krijim me arin e gjetur në Wells, tё nxjerrë nga miniera që është në pronë të Familjes Mbretërore. Pasi ka pёrfunduar ceremonia martesore ato i janё drejtuar bulevardit me karrocёn e zbuluar pёr tё pёrshёndetur  publikun. (LajmeShqip.com)

 

Princ William pёrshёndet turmёn pёrgjatё rrugёs pёr nё Westminster Abbey

Princ William u shfaq i veshur me uniformёn e kuqe tё flaktё tё Gardёs Irlandeze, tё dekoruar nga breza prej llastiku me yje, me stemёn e Forcave Ajrore Mbretёrore dhe njё medalje ari Jubileje.

Njё ekzaltim i popullsisё ёshtё parё duke valёvitur flamurin anglez nё dritaret e shtёpive tё tyre duke pёrcjellё me buzёqeshje urimet mё tё mira pёr kёtё ngjarje historike tё Anglisё.

Pak pёrpara se Princi tё dilte nga makina, turma filloi tё brohoriste “Ne e duam Willin, ne e duam Willin!”. (LajmeShqip.com)

 

Kate dhe William dekorohen para martese

Mbretёresha e madhe Elizabeth i ka emёruar tё rinjtё Dukё tё Cambridge.

William do të bëhet edhe kont i Strathearn dhe baron i Carrickfergus, ndërsa Kate do të jetë kontesha respektive.

Miss Middleton ka zgjedhur firmën  Alexander McQueen pёr fustanin e saj qё të përputhet me traditën dhe modernen. Gjithashtu ajo ka punuar edhe me Sarah Burton për të krijuar fustanin e saj të dëshiruar. (LajmeShqip.com)