Lajme Shqip Thursday, 25 July 2013 14:23

Aktori Brad Pitt është duke mësuar se si të vozitë tankun për rolin e tij si ushtar amerikan në filmin e ri “Fury”.

Orët e vozitjes janë caktuar nga producentët pasi dëshirojnë që skenat e betejës të duken sa më reale që të jetë e mundur.

Një burim ka thënë për gazetën “The Sun” se, “Këto kampe të ushtrimeve përfshijnë ushtrime fizike dhe mësim të vozitjes së tankut”.

Regjisorët e filmit për Luftën e Dytë Botërore idetë për këto trajnime i morën nga regjisori Steven Spielberg, i cili kishte bërë të njëjtën gjë kur xhiroi filmin “Saving Private Ryan”.

Pitt ushtrimet i ka bërë në Wiltshire të Anglisë dhe në Gjermani së bashku me aktorin e filmit “Transformers”, Shia LaBeouf që do të jetë pjesë e filmit i cili do të shfaqet në nëntor të vitit 2014.