Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 11:16

Gjatë këtyre ditëve që Brad ndodhet në Londër me xhirimet e filmit të tij të ri “World War Z”, prej disa ditësh i është bashkëngjitur edhe familja e tij e madhe.

Por, mbas gjithë këtyre ditëve ata i kanë krijuar vetes mundësi për të kaluar të qetë një drekë, të pa rrethuar nga ‘rrëmuja’ e tyre, në një atmosferë romantike në një lokal të Londrës.

Në fakt ҫifti prej gati 1 muaji nuk ishte parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dhe, mbase për t’ia mbyllur gojën edhe shtypit anglez që kishte filluar të fliste për pjata dhe gota që fërshëllenin në ajër në dhomat e tyre, për shkak të një asistenteje anonime që nuk i ndahej Pittit gjatë orarit të punës; kanë lënë fëmijët e tyre në apartamentin që e kishn marrë me qera dhe ja kanë dedikuar vetes së tyre disa orë.

Gjatë ditëve të saj në Angli, Jolie është parë shpesh herë të dilte për shopping me vjazën e saj të vogël.

Fatkeqësisht për ne, ҫifti ka drekuar në një ambient ku nuk lejoheshin fotografimet. (LajmeShqip.com)