Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 15:10

Lindasy Lohan ka paditur reperin Pitbull duke pretenduar se kënga e tij hit “Give me Everything’ njollos reputacionin e saj lidhur me eksperiencat e saj të paraburgimit.

Pitbull po vijon betejën ligjore me Linday Lohan, duke pretenduar se Ryan Seacrest nuk e ka paditur atë se e ka përmenduar atë në një këngë.

Siç raporton TMZ, Linday ka ngritur që prej nëntorit një padi kundër Pitbull (së bashku me Ne-Yo dhe Afrojack) për përmendjen e  saj në këngën ‘Give me Everything’.

Ajo pretendon se teksti që thotë: ”I kam mbyllur si Lindsay Lohan”, i ka shkaktuar një dëm të pariparueshëm.

Në seancën ligjore këtë javë në New York, Pitbull u përgjigj duke thënë se ka kënduar edhe për Seacrest në të njëjtën këngë, dhe ai jo vetëm që nuk e ka paditur, por e ka ftuar ta performojë këngën në spektaklin e fundvitit të organizuar nga vetë Seacrest.

“Seacrest ka një sens humori, ndërsa Lindsay nuk e ka”, ka thënë Pitbull. Ndërkaq, gjyqi ende nuk ka përfunduar dhe pritet të jepet vendimi nëse Lohan është cënuar apo jo nga kënga e Pitbull.

E prodhuar nga Afrojack dhe me pjesëmarrjen e reperit tjetër Ne-Yo, kënga e tij ka shitur më shumë se dy milionë kopje dhe verën e kaluar u rendit për katër javë e dyta në top listën europiane.