Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 14:43

Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të jenë duke e shitur rezidencën e tyre në New Orleans por kjo nuk i ka ndalur ata të kërkojnë pronë në vende të tjera.

Çifti hollivudian është duke kërkuar të blejë një shtëpi në Londër, në mënyrë që aktorja dhe bamirësja Angelina të jetë më afër politikave të Bashkimit Europian.

Brad dhe gruaja e tij së fundi, kanë shikuar të blejnë një rezidencë 35 milionë eurosh në Westmister të Londrës. Rezidenca gjendet mu në zemër të qytetit, përkatësisht afër Buckingham Palace dhe Westmister Abbey, transmeton Koha.net.

Një burim për Us Weekly ka thënë se ky është një investim i madh por Angelina dëshiron të përshihet në politikën evropiane.

Shtëpia e tyre në New Orleans do të dalë në shitje me një çmim prej rreth 6 milionë eurosh.