Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 11:48

Dy ditёt e pushimit qё Guardiola i dha Gerard Pique-s pas eleminimit nё Champions, ai i ka pёrdorur pёr tё kaluar pushime pasionante me tё dashurёn e tij Shakira nё Liqenin Como tё Italisё.

Meqёnёse Shakira nuk kishte mundёsi tё ndiqte tё dashurin e saj pёr shkak tё angazhimeve tё saja nё Itali, ishte ai qё i shkoi nga pas. Paparacёt nuk e kanё patur fare tё vёshtirё qё tё binin nё gjurmёt e Pique-sё dhe tё dhomёs sё tyre deluxe. Menjёherё sa kanё filluar shkrepjet e para tё fotove, çifti ka treguar kujdes duke u pёrpjekur qё tё mbulohej me perden e dritares. Nё fotografi Pique ёshtё kapur i veshur nё tё mbathura ndёrsa Shakira me pizhama.

Por kanё treguar kujdes vetёm nё pjesёn e tyre private, sepse pasi kanё marrё njё anije pёr tё udhёtuar drejt brigjeve tё bukura tё Lombardisё, çifti nuk ia ka kursyer njёri-tjetrit pёrkushtueshmёrinё. (LajmeShqip.com)