Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 14:27

Mbrёmё janё shitur pikturat e tij me njё tё dhjetёn e kostos sё tyre reale tё 565 milion dollarёsh.

Michael Jackson ka lёnё 182 piktura tё mirёfillta dhe skica. Sipas njё vlerёsimi qё i ёshtё bёrё kёtij materiali, ato janё çmuar shumё pёr t’i pёrcaktuar njё vlerё tё mirёfilltё monetare.

Pёr kёtё arsye, sot, avokatёt mbrojtёs tё pasurisё sё Jacksonit po pёrpiqen pёr tё kontaktuar me biznesmenin blerёs anonim pёr t’ia marrё mbrapsht pikturat dhe pёr t’ia kthyer fёmijёve tё kёngёtarit, Princi 14-vjeç, Paris 13-vjeç dhe Blanket 8.

Punimet pёrfshijnё autoportrete dhe momente tё Jacksonit gjatё ecjes sё tij tё famshme ‘Moonwalking’.

Nёna 81-vjeçare e Michael Jacksonit ka thёnё: “Michael-i pjesёn mё tё madh tё kohёs e kalonte duke pikturuar”. (LajmeShqip.com)