Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 11:02

Rrugët e Wall Street-it i kanë pushtuar grupe njerëzish që protestojnë kundër klanit të familjes Kardashian dhe reality-show-it të tyre “Keeping Up With The Kardashians”.

Të neveritur nga hipokrizia e jetës së tyre luksoze, sipas tyre, ata duan që ky klan të përjashtohet njëherë e mirë nga ekrani i televizionit.

Një peticion, i cili ka grumbulluar firmat e mijëra teleshikuesve, i është dorëzuar dje medias E! Entertainment, e cila ka ekskluzivitetin e transmetimit të këtij programi.

Organizatorja e këtij peticioni Cyndy Snider është shprehur duke thënë: “Ne mendojmë se shfaqja e tyre është një program që kryesisht i kushton vëmendje kotësive, lakmive, vulgaritetit, shthurjes dhe mbi të gjitha konsumit të dukshëm.”

Peticioni i cili gjendet edhe në www.GoPetition.com është një ndër përpjekjet e organizuara për të hequr qafe gjithçka të klanit Jenner Kardashian, përjashtimin nga ekrani i televizorit, nga moda e veshjeve, nga linja e parfumeve dhe nga industria e artit të thonjve. Faqe të tjera interneti, si edhe në FaceBook po bëjnë thirrje për përjashtimin e tyre.

Cyndy kujton se fama e kësaj familjeje u rrit menjëherë pas publikimit të një kasete seksi të Kimit përpara disa viteve. Veçanërisht për Kimin ajo është shprehur:

“Kim është një fatkeqësi për veten dhe familjen e saj. Ajo është një modele që disa herë i ka zhgënjyer admiruesit e saj. Madje ju garantoj, se nëse Kim do të marr pjesë në filmin “Marriage Counselor”  shikueshmëria e këtij filmi ka për të qenë shumë herë më pak nga çfarë mund ta mendoni!”

Ndërkohë peticioni vazhdon dhe duket se gjithnjë e më shumë njerëz i bashkohen kësaj iniciative.

Me shembullin e martesës së fundit të rreme nga Kim Kardashian, njerëzit shprehen se “u ka ardhur në majë të hundës dhe se janë ngopur me shthurjen që kjo familje reflekton përpara gjithë adoleshentëve dhe të rinjve që i ndjekin”. (LajmeShqip.com)