Lajme Shqip Tuesday, 30 August 2011 11:29

Dje streha e fundit e mbretit të popit Michael Jackson në Gary Ind. u vizitua nga fëmijët dhe prindërit e ri me rastin e ditëlindjes së tij.

I lindur më 29 gusht të 1958, ai dje duhej të kishte mbushur 53 vjeç. Qindra admirues kishin mbushur rrugën “Jackson” për të festuar ditën e lindjes së tij.
Paris Jackson 13 vjeçe, Prince 14 vjeç dhe Blanket 9 vjeçar janë takuar me disa nga fansat e babait të tyre dhe duket se janë kënaqur mjaft me ta.

Michael Joseph Jackson gjatë jetës së tij ka patur disa nofka, si The Gloved One, Wacko Jacko, Jacko, MJ, Smelly, Applehead. Babai i tij Joe Jackson ishte një kitarrist që hoqi dorë nga karriera e tij pasi u martua me Katherine Scruse. Së bashku ata sollën në jetë pesë fëmijët të cilët fomuarn bandën “The Jackson 5”.

Michael Jackson u martua me Lisa Marie Presley Lockwood (vajza e Elvisit) në vitin 1994 dhe u divorcua pas  2 vitesh. Më pas ai u martua me Debbie Rowe 1996-1999 dhe patën dy fëmijë: Michael Junior dhe Paris. Elizabeth Tylor ka qënë kumbara e fpmijëve të tij. Ai vdiq në qershor të 2009-ës. (LajmeShqip.com)