Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 18:00

Gjatë shtatzënisë lëkura e një gruaje ndryshon për shkak të luhatjeve hormonale. Nëse në disa gra shkakton një shkëlqim të bukur, kryesisht për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut, në disa raste të tjera lëkura e tyre bëhet e zbardhur dhe e thatë.

Këto ndryshime hormonale gjatë shtatëzënisë shkaktojnë plasaritje, thatësi-ekstra në fytyrë si dhe akne.

Mbrojtja nga dielli është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatëzanisë, pasi lëkura juaj ka tendencë të jetë më e ndjeshme.

Duhet patjetër të përdorni një krem kundra diellit. Për nënat e ardhshme, ju këshillojmë të zgjidhni një krem hidratues me bazë uji për një lëkurë të butë.

– Shmangni përdorimin e sapunëve, të cilët ju heqin yndyrën dhe e bëjnë lëkurën më të thatë.

– Për shkak se lëkura është e ndjeshme, është e këshillueshme që të përdorni produkte të etiketuara si jo alergjike.

– Kushtojini vëmendje këmbëve tuaja.

– Pini sasi të mjaftueshme të ujit.

– Flini; pushoni pasi kjo e ndihmon lëkurën tuaj të ripërtërihet si në fillim. (LajmeShqip.com)