Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 15:17

Me siguri që kjo duhet të ketë qënë një shuplakë për George Clooney. E dashura e re e aktorit ia ka vënë këmbën në fyt me deklaratën e saj për fiksimin që ka ndaj shokut të tij të ngushtë. Me siguri që Clooneyt do t’i duhet ta mendoj mirë përpara sa ta ftojë mikun e tij Brad Pittin për t’ia prezantuar vajzave të tij.

Ish-mundësja Stacey Keibler ka dhënë një intervistë për revistën PlayBoy duke rrëfyer se Brad Pitt është mashkulli i saj ideal. Ajo ka thënë: “Unë mendoj se Brad Pitt është totalisht shumë seksi dhe se mënyra e tij e aktrimit është aq fantastike, saqë e bën të duket edhe më seksi. Por unë nuk jam gjuajtëse yjesh. Një djalë i zakonshëm me pamjen e tij dhe që ta dashuroj punën e tij njësoj si Brad, do të bënte punë për mua.”

Domethëne ideali i saj është Brad Pitti ose ai që është identik si Pitti… A ekziston ndonjë i tillë? Keq për Clooney-n dhe keq për Jolie-në! Angelina, hapi sytë mirë se bukuroshet e sotme nuk të falin kur bëhet fjalë për famë dhe miliona në bankë… (LajmeShqip.com)