Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 08:28

Rasti i Baki Hajzerit nga Podujeva, i cili është i shtruar në klinikat gjermane dhe pret transplantimin e palcës kockore, ka prekur edhe mediet gjermane, të cilat kërkojnë të ndihmojnë për t’ia shpëtuar jetën e tij.

Atij i duhen afro 300 mijë euro për shërim.

Shitja e të gjitha gjërave që kishte familja Hajzeri nuk janë të mjaftueshme për të përballuar shumën e kërkuar nga spitali gjerman për t’ia bërë transplantimin e palcës kockore Baki Hajzerit nga Podujeva.

Ky rast e ka prekur edhe Kallashin, e cila dje e vizitoi familjen e tij dhe afroi ndihmën materiale, të cilën ajo nuk deshi ta tregojë shumën se sa ua ka dhënë familjarëve.

Fati i tillë mund ta prek secilin prej nesh. Jam shumë e ndjeshme për këto raste, për të cilat jam në gjendje t’i jap edhe rrobat që i kam në trup dhe gjithçka tjetër thotë Kallashi për Kosovaren .

Vlen të përmendet, se nuk është ky rasti i parë që Kallashi afron ndihma për nevojtarët, e sidomos për skamnorët.