Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 13:11

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, ka thënë se martesa e saj “nuk ishte gjithmonë e lehtë”.
Krijuesja e hitit “My Heart Will Go On” është e martuar me menaxherin Rene Angelil, për 18 vjet, me të cilin ka tre djem, Rene Charles,dhe binjakët Eddy dhe Nelson, por ajo ka thënë se vetëm gjatë viteve të fundit mësoi se si të komunikojë me burrin e saj,thekson “Zhurnal”.
“Rene dhe unë kishim ditët tona të vështira. Nuk ishte e lehtë gjithmonë. Ka pasur shumë tensione mes nesh. Kurrë nuk është e lehtë të jesh burrë dhe grua”, ka thënë Celine Dion.
“Deri para shtatë viteve ne nuk komunikonim shumë mes vete”, ka shtuar ajo.
“Unë isha e modës së vjetër dhe i fshehja problemet që kisha. I harroja dhe vazhdoja punën time. Unë flisja me shoqen time më të mirë për këto gjëra dhe më mësoi se problemet nuk harrohen mirëpo bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ajo më mësoi se si t`i them gjërat në mënyrën më të mirë”, ka thënë Dion.