Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 13:30

Aktori i filmit tё vampirëve ‘Twilight’ ka filluar tё shqetёsohet pёr njё foto qё po qarkullon nё FaceBook.

Aktorin e ka kapur sikleti pasi nё internet po qarkullon njё foto e tij duke dashur tё kafshojё njё fёmijё tё vogёl.

Robert Pattinson ka thёnё: “Ne ishim duke filmuar kafshimin e fundit tё skenarit dhe disa njerёz po prisnin jashtё. Atje ishte edhe njё grua qё mё kёrkoi tё mё fotografonte teksa gjoja kafshoja fёmijёn e saj. Dёshira e saj m’u duk pak ekstreme dhe nuk ja realizova plotёsisht, pasi thjeshtё bёra njё skenё sikur do tё kullufisja foshnjёn e saj, dhe jo ta kafshoja nё qafё. Por, nuk mё shkoi asnjёherё ndёr mёnd qё ka patur pёr qёllim ta publikojё nё internet! Megjithёse ёshtё njё foto qesharake, nuk mё pёlqen aspak qё e ka nxjerrё njё foto tё tillё.”

Me siguri qё kjo mund tё konsiderohet pjesa mё e frikshme e skenarit tё ‘Twilight’. (LajmeShqip.com)