Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 15:34

Kuptohet qё ёshtё njё shprehje figurative… Bukuroshja Mila Kunis, pas njё seriali tё tёrё duke qёnё pjesё e showbizit mbarёkombёtar me historinё e rreshterit amerikan, i cili qё nga Afganistani i bёnte ftesё pёr nё ballon e marinsave, tashmё ajo duket se i ka thёnё ‘Po!’ tё gjithё meshkujve me fotot e saj.

Nё revistёn e pёrmuajshme ‘GQ Magazine’ aktorja Kunis shfaqet me veshje tё brendshme dhe tepёr provokuese. Duke marrё shkas nga historia e filmit tё saj “Friends with Benefits” ajo ka folur pёr seksin dhe opinionin e saj rreth kёsaj marrёdhёnieje.

Pёr fotografёt, Mila ёshtё njё nga personazhet mё tё dashur pёr t’u fotografuar, pasi gjithnjё ёshtё shumё e lirshme dhe e çiltёr. E pyetur nga gazetarja e revistёs GQ qё, pse ajo asnjёherё nuk duket sikur e vret mёndjen pёr aparencёn e saj, ajo ka thёnё:

“Po, nё fakt unё nuk e vras mёndjen asnjёherё se si dukem nё pamje, qoftё edhe kur bёj ndonjё shaka dhe dukem qesharake. Unё asnjёherё nuk e mendoj se si do e them dhe çfarё do tё them… Shumica e njerёzve qё bёhen pjesё e kёsaj industrie tё madhe, pasi fitojnё famё, mendojnё se duhet t’ia bёjnё qejfin tё gjithёve. Por unё s’jam njё nga ata, unё jam kёshtu siç jam.”

Dhe kёshtu siç ёshtё, Mila ёshtё shumё e bukur… (LajmeShqip.com)