Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 08:59

Teuta Krasniqi tashmë nuk është vetëm. Ajo është në një lidhje të re.

Ndarja e aktores me këngëtarin Blero ka qenë një nga kryetemat e mediave dhe pas lidhjes së ish-bashkëshortit të saj me modelen Afrona Dika, edhe ajo ka gjetur një partner të ri.

“Krejt çfarë mund të them është se në Venecia, e dimë se njeriu nuk shkon vet, as nuk shkon me shoqe se nuk është një vend që shkohet me shoqe”.

“Kam qenë me dikë… Por sa i përket me kënd kam qenë, nuk mendoj që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, të paktën jo një herë për një herë”.

“Kam vendosur që jetën time private ta mbaj shumë të veçantë prej jetës profesionale”.

“Faktikisht, ai nuk është fytyrë publike dhe nuk i pëlqen jeta publike shumë, sado që timen e respekton shumë, edhe kam shumë përkrahje të madhe”, ka deklaruar Teuta në një prononcim për emisionin Prive që si të plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme.