Dje është deklaruar se ndër parfumet e VIP-ave, më i shituri është ai i divës së popit, Beyonce Knowles.
Parfumi ‘Heat’ i këngëtares ia kaloi parfumit të Coleen Rooney ‘Butterflies’, i cili u rendit i dyti.
Ndërsa David Beckham u rendit në pesë të parët me dy parfumet e tij ‘Homme’ dhe ‘Intimately Yours’. Madje ish-kapiteni i Anglisë ja ka kaluar theksueshëm parfumit të gruas së tij, ‘Victoria’s Signature’!
Aromat e VIP-ave kanë patur shitje rreth 39% gjatë viteve të fundit, me Mariah Carey, Kate Moss dhe Kylie Minogue të përfshira në dhjetëshen më të mirë.
Sipas sondazhit të bërë duke u bazuar tek shitjet, 10 më të mirët renditen si më poshtë (parfumi/artisti):
1) Heat, Beyoncé;
2) Butterflies, Coleen Rooney;
3) Homme, David Beckham;
4) Lollipop Bling, Mariah Carey;
5) Intimately Yours, David Beckham;
6) Pink Sparkle, Kylie Minogue;
7) Darling, Beyoncé;
8) Lilabelle, Kate Moss;
9) Radiance, Britney Spears;
10) Signature, Victoria Beckham. (LajmeShqip.com)