Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 12:42

I gjithё koleksioni i veshjeve dhe aksesorёve tё David Beckham-it do tё shiten nё dyqanet H&M.

Ish-ylli i Manchester United dhe ylli aktual i Los Angeles Galaxy, ka vendosur qё tё rrisё nivelin e bilancit tё tij bankar. Pёr kёtё arsye ai dje ka deklaruar se ka lidhur marrёveshje me markёn e njohur H&M, tё cilёn e ka konsideruar si partnerin ideal.

Ai ishte nё kёrkim tё njё partneri me vizion dhe aftёsi shpёrndarjeje tё kёtyre produkteve nё nivel global.

“Tek H&M ne kemi gjetur partnerin ideal pёr tё bashkёpunuar pёr mё tutje. Jam shumё i entuziasmuar dhe mezi pres qё tё prezantojmё koleksionin e ri pёr klientёt e H&M nё shkurt.”

Koleksioni i linjёs sё tij sportive do tё jetё i disponueshёm nё 1800 dyqane, nё 40 shtete.

Ky partnership me H&M ёshtё shumё i rёndёsishёm pёr David pёr tё ndёrtuar biznesin e tij jo mё vetёm si yll futbolli.

David mё pёrpara ka marrё pjesё nё fushata mode pёr Emporio Armanin me linjёn e tё brёndshmeve pёr burra dhe pёr parfumin e tij me gruan Victoria. (LajmeShqip.com)