Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 07:51

Muajin e kaluar mbushi 56 pranvera, por megjithëse koha kalon, bukuria për të nuk ndryshon.

Me një trup të hollë dhe fytyrë të freskët, duket se vërtetë për të vitet nuk ecin. Aktorja e famshme italiane, megjithëse 56 vjeçe nuk e tregon aspak!

Nëse për shumë vip-a ruajtja e rinisë, zgjidhje është bisturia e kirurgut estetist, për Ornelën nuk është aspak!

Ajo është shfaqur para dy javësh si e ftuar në programin ‘Chiambretti Night’ me një pamje tepër natyrale, ndryshe nga koleget e veta që për hir të bukurisë e teprojnë me lifting dhe botox. Dhe sigurisht për t’i dhënë gjallëri, shkak ishte edhe ndryshimi që i kishte bërë flokëve: kthimi nga brune në bjonde.