Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 15:34

Mundësia e prekjes nga diabeti i tipit 2 mund të rritet duke ngrënë oriz të bardhë, ka qenë ky konkludimi i një studimi të ri të botuar në ‘Daily Mail’. Sa më i bardhë të jetë orizi që njerëzit hanë, aq më i lartë është probabiliteti që të preket nga diabeti, kjo sipas rishikimit të 4 studimeve të mëparshme që përfshinë 350.000 njerëz.

Njerëzit aziatik tentuan që të kenë një përdorim më të lartë të këtij produkti në krahasim me njerëzit në Perëndim, mesatarisht tre deri në katër porcione në ditë krahasuar me një ose dy që hanë perëndimorët gjatë javës.

Pikërisht këta persona kanë reguar se kanë qenë më të rrezikuar për shfaqjen e diabetit të tipit 2. Kërkuesi Dr. Qi Sun i Universitetit të Havardit tha: “Rreziku s’mund të transferohej krejtësisht në Perëndim për shkak të konsumit të vogël të orizit”.

Lidhja mund të shpjegohet me efektin e orizit të bardhë në gjak dhe në nivelin e sheqerit në gjak. Studimi u publikua në “British Medical Journal” dhe mori në shqyrtim faktorë si pesha, nivelet e stërvitjes dhe dietën e vullnetarëve.