Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 12:29

Pas dy vite tentativash për ta mbajtur dashurinë e tyre larg mediave, duket se më në fund Turi i ‘Produkt 28’ dhe Orinda Huta kanë dalë haptas me lidhjen e tyre.

Turjan Hyska dhe Orinda, tashmë ndodhen me pushime dhe kësaj here ka qënë vetë Orinda që ka postuar në profilin e saj foton e tyre.

Duke kaluar pushime në Spanjë çifti duket që po kalon për mrekulli.

Bukuroshja sykaltër që ka përfunduar studimet për gazetari, prej kohësh është shfaqur në ekranin e “Vizion Plus” si drejtuese e emisionit “Next”, i cili realizohet nën udhëheqjen e të dashurit të saj.  Turi prej kohësh i është përkushtuar televizionit, ku përveç emisionit “Next” ai është i angazhuar edhe si drejtor artistik në platformën dixhitale “Tring” dhe producent i spektaklit humoristik “Apartamenti 2XL”.

Ndërkohë, flitet që këtë sezon ai do të sjellë edhe produksione të tjera televizive. Orinda sakaq do të jetë edhe gjatë këtij viti imazhi zyrtar i “Tring Digital”… (LajmeShqip.com)