Lajme Shqip Saturday, 17 November 2012 18:29

Londër- Ora e dorës prej platini “Patek Philippe” që i përkiste yllit britanik të muzikës, Eric Clapton, është shitur në një ankand për 3.44  milionë franga zvicerane (3.63 milionë dollarë), ka raportuar shtëpia e ankandeve, “Christie”.

Ora është një prej dy kopjeve prej platini, ndërsa Clapton e kishte blerë rreth dhjetë vjet më parë, shkruante në deklaratën e “Christie”. Ora është shitur në ankandin e mbajtur në Gjenevë, në të cilin u prezantuan më shumë se 300 orë.

“E ka blerë një blerës anonim”, tha zëdhënësi i ‘Christie’, Cristiano de Lorenzo, për Reuters.

E krijuar në Zvicër në vitin 1987, ora “Patek Philippe” ka një kalendar me faza hënore si dhe dritare të vogla për ditë dhe muaj dhe akrepa që tregojnë sekondat dhe minutat.

Shumica e ekspertëve besojnë se kjo është një nga dhjetë orët më të shquara në botë për shkak të rëndësisë historike, të kompleksitetit mekanik, raritetit, gjendjes origjinale dhe performancave të jashtëzakonshme.

Clapton vitin e kaluar ka shitur më shumë se 70 kitarat e tij në një ankand bamirësie në New York duke mbledhur 2.15 milionë dollarë për qendrën e rehabilitimit, të cilën ai e themeloi në Antigua.

Muajin e kaluar në Londër, Clapton, ka shitur pikturën e artistit gjerman, Gerhard Richter në ankandin e “Sotheby” për 34.2 milionë dollarë.(LajmeShqip.com)