Sipas revistës Forbes, mbretëresha e televizionit amerikan është gruaja më e pasur e Hollivudit.
Ajo renditet e para me 290 milion dollarë të fituar vetëm vitin e fundit, me Lady Gagën që e ndjek me shumën 90 milion dollarë. Për Germanottën (Gagën) është arritje e madhe që qëndron në këtë klasifikim për kaq pak vite karrierë.
Vëndin e tretë e mban Bethenny Frankel me 55 milion dollarë, ndërsa të katërtin e zënë Gisele Bundchen, Taylor Swift, Ellen Degeneres dhe Judge Judy Sheindlin me nga 45 milion secila.
Vëndin e pestë e zë Katy Perry me 44 milion dhe të gjashtin Beyonce me 33.
Për Oprah-n në një farë mënyre, kjo është një fitore duke qënë se në maj ajo u mund nga Germanotta në garën e “Grave më të fuqishme në botë”.
Megjithatë, ajo mbetet gruaja më e pasur, fenomeni Oprah… (LajmeShqip.com)