Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 17:40

Obesiteti gjatë shtatzanisë mund të rrisë shanset për të pasur një fëmijë me autizëm. Ky është studimi i ri që sugjerojnë kërkuesit.

Është një ndër studimet e para që lidh këto dy faktorë edhe pse nuk e provon se shëndoshja shkakton autizëm, studiuesit thonë se rezultatet e tyre kanë ngritur shqetësimet e shëndetit publik për shkak të nivelit të lartë të obesitetit në shumë vende të zhvilluara.

Gratë në studim që ishin obese ishin 67% më shumë të predispozuara se gratë me peshë normale për të pasur fëmijë autik. Dhe kishin dyfish rrezikun e të pasurit fëmijë me vonesa zhvillimore.

Mesatarisht gratë 1 në 88 raste rrezikojnë të kenë fëmijë autikë, por studimi tregoi se obesiteti gjatë shtatzanisë mund ta rrisë atë në 1 në 53 raste. Studimi përfshiu 1000 fëmijë kalifornian të moshës 2 deri 5 vjeç. Afërsisht 700 prej tyre ishin autikë ose kishin vonesa zhvillimore, dhe vetëm 315 nuk i kishin këto probleme.