Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 10:45

Jo rrallë , Nora e Roberti kanë qenë personazhe edhe të intervistave

Janë marrë për biseda edhe në kohën kur ata veç sa kalonin me njëri tjetrin , pa ndonjë lidhje zyrtare.

Edhe gjatë asaj periudhe ishin çift shumë i përfolur jo vetëm në media, shkruan Kosovarja.

Sa e sa herë ka pasur shkrime nëpër mediat tona, se ata dy janë ndarë, se Nora e la Robertin dhe e kundërta, se ata janë fejuar sa për sy e faqe e fjalë tjera , të cilat padyshim kanë qenë irituese , por edhe pengesë për jetën e tyre normale.

Të gjitha ato , humbën në momentin , kur Nora e Roberti u martuan , aq më shumë dashurinë e tyre e dëshmuan edhe me lindjen e vajzës, të cilës e emëruan me emrin Rene. /Kosovarja /