Lajme Shqip Thursday, 25 July 2013 12:56

Përkundër angazhimeve të shumta në koncerte dhe mbrëmje muzikore kudo ku ka shqiptar, rep artisti nga Shqipëria Rigels Rajku i njohur si Noizy ka gjetur kohë për të vizituar familjen e komandantit Adem Jashari në Prekaz.
Në një bisedë për Tribuna Noizy është shprehur shumë i emocionuar për vizitën që i ka bërë familjes Jashari. “Nuk kam fjalë për të përshkruar se si u ndjeva në ato momente teksa më tregonin historinë e familjes Jashari”, ka theksuar fillimisht reperi për të cilin ishte hera e parë që viziton Prekazin.
“Unë edhe më herët dija shumë për këtë familje, por nuk e kisha vizituar asnjëherë. Kjo është hera ime e parë që isha në Prekaz. Më kanë ftuar të takoj mbesat dhe nipat e familjes Jashari”, ka përfunduar rep këngëtari duke shtuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit pasi përsëri do të gjej kohë për të vizituar familjen e heroit legjendar.